Kuteli, Mitrush: Baltës shqiptare
Baltës shqiptare (Albanian)Të dua, baltë shqiptare! të dua egërisht, dëshpërimisht - si ujku pyllin, si vala valën, si balta baltën!
Se gjer mbi gju jam brenda teje; se lerë kam këtu si ati, gjyshi, stërgjyshi.
Të dua, baltë shqiptare se gjer mbi bel dhe përmbi bel jam brenda teje – a s’dal dot, se s’dua!
Se ti më lidh e më mban: Me mjaltë e me pelin!
Se vdekur ka, këtu, dhe Nëna, dhe Baba, e Gjysh – stërgjyshi!
Të dua Baltë shquiptare, magistrae, e ëmbël si vetë vdekja!
Se thellë jam këtu, brenda teje: gjer mi gju, gjer mi bel e gjer mi krye.
Dhe dua fort të dehen të prehem, (Ah, që tani!) brenda teje.
Të të pushtoj i dëshpëruar; Të të shtrëngoj, të më shtrëngosh: egërsisht! dëspërimist! a të më tretësh si gjysh – stërgjysh e si po tret ah! zemërmadh e flokë – bardhë e trup – zhuriturin Babanë!
Të dua, Baltë shqiptare, magjistrae: ti mjaltë a ëmbël, - pelin e hidhur. Të dua: egërsisht, dëshpërimisht, si ujkun pyllin, si vala valën si balta baltën!
|